Shënon 3 pikë në sekondën e fundit, për ti siguruar fitoren Dallasit ndaj LA Clippers

Luka Doncic ka qenë hero i Dallas Mavericks edhe në një takim tjetër.

Basketbollisti slloven me treshe vendimtare në sekondën ka siguruar fitoren Dallasit ndaj LA Clippers.

Mavericks kanë barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Clippers në kuadër të raundit të parë të Play-Off, pas fitores me rezultat të ngushtë 135:133 pas vazhdimeve.

Ekipi nga Teksasi ishte i hendikepuar pa yllin Kristaps Porzingis, por përkundër që ishin në disavantazh prej 21 pikëve rikthyen gjithçka në të mirë të tyre.

Luka Doncic ishte fantastik ku e mbylli takimin me ‘Triple Double’, me 43 pikë, 17 kërcime e 13 asistime.