Shërohet e infektuara me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se pacientja e parë me koronavirus sot do të lëshohet në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Alsat M.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.