Shërohet nga koronavirusi dhe thyen rekordin e Cristiano Ronaldos (Video)

Blaise Matuidi e ka kaluar pa shumë dëme koronavirusin. Ndërsa të shumtë janë ata persona, të cilët vuajnë jo pak gjatë shërimit, madje me mijëra kanë humbur jetën, francezi duket se ka një formë sportive të jashtëzakonshme.

Madje, ai theu edhe rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo dje.

Ylli portugez bëri 142 ushtrime për muskujt e barkut në 45 sekonda dhe sfidoi atletët e tjerë anembanë botës të bënin më shumë se ai.

Por shoku i tij bardhezi ia doli të bëjë dy më shumë.