Shifrat e fundit: Kaq njerëz janë shëruar nga koronavirusi

Nga rreth 113 mijë deri më tani të infektuar nga koronavirusi në botë, 69 mijë janë shëruar, ndërsa 4.900 e kanë humbur jetën.

Nga të sëmurit momental, 90 për qind janë me simptoma mesatare dhe të lehta, ndërsa 10 për qind kanë pasqyrë serioze klinike.

Më shumë të infektuar dhe të v’dekur nga koronavirusi deri më tani ka në Kinë (80.796/3.169), Itali (15.113/1016) dhe Iran (10.075/429).

Në këto tre vende ka edhe shumë të shëruar nga Kovid-19. Në kinë nga virusi tërësisht janë shëruar 62.826, në Itali 1.258 dhe në Iran 3.276.