Shikoni pasimin fantastik të Granit Xhakës në ndeshjen Zvicër – Gjermani

Zvicra e ka mbyllur në baraspeshë me shifrat 1-1 ndeshjen e djeshme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë.

Një paraqitje për t’u duartrokitur ajo e helvetëve, ku vlen të veçohet emri i Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar ka treguar klas të pastër nga këmbët e tij, duke dhuruar pasime perfekte.Aksioni i golit nis pikërisht nga kapiteni i Zvicrës, që nga mesfusha jep një top të mrekullueshëm për Embolo.