Shikoni reagimin e lojtarit, pas gjyqtari e ndëshkon me të kuq (VIDEO)

Ish-kapiteni i Rusisë, Roman Shirokov, bëri për spital një gjyqtar të ligës amatore, pasi nuk iu dha penallti në “Celebrity Cup”.

Shirokov u zemërua kur thirrjet e tij për penallti u hodhën poshtë dhe u kundërshtuan nga gjyqtari.

Sipas “Mirror”Shirokov i tha gjyqtarit: “Nëse tregon kartonin e kuq, unë do të të jap një grusht që ta mbash mend gjatë”.

Danchenko guxoi dhe nxori kartonin e kuq , teksa Shirokov e qëlloi me grusht në fytyrë, para se ta godiste vazhdimisht në stomak, derisa gjyqtari ra përtokë.

Lojtarët e ekipit kundërshtar menjëherë e tërhoqën Shirokov, por dëmi ishte bërë. Danchenko zbuloi përmes Instagramit se kishte kaluar katër orë në spital, duke i trajtuar plagët.