Shikoni talentin e 10-vjeçarit kosovar që po kërkohet nga klube Gjermane, Italiane dhe Zvicerane (Video)

Ai është vetëm 10-vjeç por ka aftësi të shkëlqyeshme prej futbollisti që na lë të besojmë që sportit më të popullarizuar në botë po i bashkohet një yll, talenti 10-vjeçar nga Kosova, përkatësisht nga Ferizaji, Bebart Selmani.

Babai i Bebartit ka dhënë më shume detaje ne lidhje me vogëlushin.

“Bebarti luan për klubin Piramida në Prishtinë me trajner Arsim Prepolli për moshat U12”, tha Tiki Selmani.

Ai më tutje tregoi se Bebartit i vijnë shume kërkesa nga vende të ndryshme të Evropës.

“Ka shumë oferta prej klubeve të huaja përkatësisht nga Zvicra, Italia dhe Gjermania, por akoma është në moshë të vogël dhe do të punojmë të përgatitet më shumë”, shtoi ai.

Ndërkaq kur të rritet që të luajë për klube të mëdha Bebarti ka treguar se dëshiron te luaj për Prishtinën, kurse tëk klubet elitare evropiane synim i ka Barcelonën e Borussia Dortmundin.

“Në Kosovë dëshira ime është të luaj për FC Prishtinën kurse te ekipet e huaja dëshira ime është të luaj për Barcelonën dhe Dormundin”

Kujtojmë që vogëlushi ka bërë bujë edhe në mediat e huaja ku spikati dhe te faqja më e madhe sportive në publikimin e videove “Oh My Goal”.