Shkarkohet Sarri – Juventusi gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Maurizio Sarri është shkarkuar nga Juventusi – pasi eliminim nga Liga e Kampionëve ia kanë vështirësuar gjërat.

Trajneri italian nuk arriti të kualifikonte Zonjën e Vjetër në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë, duke u eliminuar nga Lyoni.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano dhe Goal.com, Sarri është shkarkuar, derisa kampioni i Serie A tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Mauricio Pochettino është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës italiane, gjersa është aktualisht është i papunë.

Argjentinasi ishte shkarkuar nga Tottenham Hotspuri në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani është i gatshëm që të drejtojë një skuadër dhe ajo mund të jetë Juventusi.