Shkencëtarët tregojn si mund të përfundoj koronavirusi

Sipas historianëve, pandemitë zakonisht kanë dy lloj mbaresash: mjekësore, e cila ndodh kur shfaqja dhe shkalla e v’dekjes bie, dhe ajo sociale, kur epidemia e frikës për sëmundjen zbehet, shkruan New York Times.

Me fjalë të tjera, fundi mund të ndodhë, jo sepse sëmundja është zhdukur, por sepse njerëzit lodhen nga gjendja e panikut dhe mësojnë të jetojnë me një sëmundje.

Allan Brandt, një historian i Harvard University, tha se diçka e ngjashme po ndodh me koronavirusin: “Siç kemi parë në debatin për hapjen e ekonomisë, shumë pyetje në lidhje me të ashtuquajturin fund nuk përcaktohen nga të dhënat e shëndetit mjekësor dhe publik, por nga proceset sociopolitike”.

Një nga shpërthimet më të këqija filloi në Kinë në 1855 dhe u përhap në mbarë botën, duke v’rarë më shumë se 12 milion vetëm në Indi.

Autoritetet shëndetësore në Bombay dogjën lagje të tëra duke u përpjekur t’i shpëtonin nga murtaja. “Askush nuk e dinte nëse kjo solli ndonjë ndryshim”, tha historiani i Yale University, Frank Snowden.

Nuk është e qartë se çfarë e bëri murtajën bubonike të v’desë.

Si do të përfundojë koronavirusi?

Një mundësi, thonë historianët, është që pandemia e koronavirusit të mund të përfundojë në aspektin social përpara se të përfundojë në atë medicinal.

Njerëzit mund të lodhen aq shumë nga kufizimet saqë ata shpallin fundin e pandemisë, edhe pse virusi vazhdon të digjet në popullatë, dhe para se të gjendet një vaksinë ose trajtim efektiv për të.

“Unë mendoj se ekziston një lloj problemi social dhe psikologjik i rraskapitjes dhe zhgënjimit,” tha historiania e Yale, Naomi Rogers.

“Ne mund të jemi në atë momentin kur njerëzit thjesht thonë:‘Mjaft më! Unë meritoj të jem në gjendje të kthehem në jetën time normale”.

Po ndodh tashmë; në disa shtete, guvernatorët kanë hequr kufizimet, duke lejuar që sallonet e bukurisë dhe palestrat të rihapen, në kundërshtim me paralajmërimet nga zyrtarët e shëndetit publik se hapa të tillë janë të parakohshëm.

Ndërsa katastrofa ekonomike e shkaktuar nga bllokimet rritet, gjithnjë e më shumë njerëz mund të jenë të gatshëm të thonë “mjaft”.

“Tani ekziston një lloj konflikti”, thotë Dr. Rogers. Zyrtarët e shëndetit publik shohin një fund mjekësor, por disa në publik shohin një fund shoqëror.