“Shkuam të blinim 2 kg patate, na arrestuan si kriminelë”, historia e çiftit shqiptar që qëndruan 3 ditë në paraburgim

Ndonëse po jetojmë momente të vështira për shkak të pandemisë globale të, ku qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në banesa, një histori e pazakontë vjen nga Durrësi.

Bëhet fjalë për Marsel Papajorgjin, 31 vjec dhe Oksana Papajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se burrë e grua, banorë të lagjjes nr. 8 në Durrës u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markatë, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin.

Në gjykatë mes ankthit dhe frikës për të ardhmen e tyre gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Nëna e 31-vjecarit, e cilësoi arrestimin e djalit dhe të nuses së saj të padrejtë. “Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë.

Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polici e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit.

Edhe avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë. Policia e Durrësit ka ashpërsuar masat dy ditët e fundit për çdo dalje të qytetarëve nga shtëpia kërkohet leja e miratuar nga E-Albania.