Shoku i 28 vjecarit shqiptar qe i mori jeten koronavirusi përlot rrjetin: I mori nënës djalin më të mirë

Një 28-vjeçar shqiptar ka vd.ekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për të riun Lucjan Elezi, me origjinë shqiptare por që ka jetuar në Val di Fassa për vite me rradhë.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital kishte qenë e rënduar, por me kalimin e ditëve përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Covid19, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues.

Por për fat të keq problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, kanë bërë që Elezi të humasë jetën.

Ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë postimet e miqve të tij në rrjetet sociale, të cilët e konsiderojnë Lucjanin një shok të rrallë që do t’iu mungojë të gjithëve.

Një prej postimeve më prekëse:

Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vllait tim Luçjan Elezi.

U nda nga jeta shum para kohe duke na lane te gjitheve me zemra te th.yera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshem për vlerat e tij shoqnore e njrerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër.

Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tme.rrshme të kësaj fa.tkeqsie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të aferm të gjithë jemi ne zi.