Shqipëria e kalon pikun e pandemisë, fillojnë masat lehtësuese

Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë. Ka qenë kjo deklarata e mjekut infeksionit Pëllumb Pipero në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tv Klan.

Sipas Piperos, 25-26 Mars ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.

Lidhur me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus në kryeqytet, Pipero thote se kjo do të vazhdojë përsa kohë që ndiqen kontaktet.

“Do kemi dhe raste pozitive, madje në përqindje ndonjëherë dhe më shumë se në vendet e tjera të rajonit sepse ndjekim në mënyrë më konseguente rastet e kontaktit”.

Po kur vendi ynë do t’i rikthehet normalitetit, Pipero jep lajmin e mirë.

“Gjysma e dytë e Prillit, po sidomos fundi i Prillit, do na gjejë të lehtësuar në mjaft drejtime, veçanërisht në sektorin e shërbimeve apo të prodhimit”.

Lidhur me çështjen e testimeve masive në popullsi, mjeku infeksionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbështet deklaratën e kreut të OBSH në vendin tonë, se ajo nuk mund të kryhet.

Testimit duhet të kryhet vetëm tek personat e dyshuar dhe ata të kontaktit.