Shqipëria i vetmi vend në botë që nuk ka marrë…

E vetmja qeveri në botë që nuk ka marrë masa, 2/3 e aplikimeve për pagën e luftës janë refuzuar.

Në një intervistë në TV Ora, pedagogu Rezart Prifti u shpreh se qeveria nuk mund të marrë masa shtrënguese, pa pasur kosto nga pas.

Ai tha se qeveria shqiptare është vetmja qeveri në botë që nuk ka marrë një masë, pasi sipas tij, janë pranuar vetëm 1/3 e aplikimeve që janë bërë për pagën e luftës.

Prifti: Qeveria nuk mund të marrë masa shtrënguese dhe të mos kesh kosto nga pas.

Çdo biznes ndalon vetë për të ruajtur jetën dhe rrinë në shtëpi, por nëse t’i e ndalon gjithçka, atij që i përgjysmohet buka dhe rroga, do ta marrë riskun dhe do të punojë në treg për ta nxjerrë bukën e gojës duke mbrojtur veten dhe familjen.

Por nëse i ndalon të gjitha si në vakum, atëherë duhet të merren përgjegjësi. Kjo është vetmja qeveri në botë që nuk ka marrë një masë, edhe në shtresën e varfërisë ekstreme dhe bizneset e vogla, pasi janë pranuar 1/3 e aplikimeve që janë bërë për pagën e luftës.

Ne jemi një vend që merren zero masa ekonomike dhe përpos papërgjegjshmërisë në politikëbërje, pasi këtu ekziston mendësia “hajt ta kalojmë edhe këtë”.