Shqiptarët i shkojnë në zyrë Kryetarit të Bashkisë: Na ke lënë pa punë, duam të ushqejmë fëmijët (Video)

Tregtarët e Orizit në gjithë këto ditë kanë kërkuar të takohen me përfaqësues të Bashkisë, por u është refuzuar çdo takim.

Ata thonë se nuk kanë asnjë përgjigje nga Bashkia për rinisjen e tregut. Sipas tyre Prefektura duhet të gjinisë Bashkinë për kushtet e tregut, jo të penalizojë tregëtarët.

Tregtarët janë grumbulluar para bashkisë të revoltuar me kryetarin Dritan Leli dhe duan një zgjidhje për vendin e tyre të punës.

“Nuk është më i mirë se unë kryetari, nga lekët tona mbahen. Duam përgjigje tani. Kam ardhur që të na nxjerrin përfaësues këtu. I marrin taksat i kanë marrë. Do ta shqyejmë derën. Nuk ikim nga këtu.

Kemi 1 muaj e gjysëm. Të na jepet një zgjidhje. Na kanë lënë pa punë. Kemi takim me kryetarin nuk na del. Ne i kemi bërë shkresurinat. Pse na lë këtu. Ne duam të ushqejmë fëmijët.

Takuam kryetarin e bashkisë dhe na tha ikni na prisni tek bashkia. Ai maskara tha ju ka thënë të vini këtu, tha për prefektin. Ça koronavirusi ooo, ne vdiqëm nuk kemi bukë për fëmijët.”- thanë tregtarët.