Shqiptari: Çdo ditë do ti nxjerr fëmijët, nuk i gjen gjë, është virus koti ky (Video)

Edi Rama është burri më legen”, kështu shprehet një qytetar në Fier, teksa ka nxjerrë sot për të shëtitur djalin e tij, duke mos pyetur për urdhërin e dhënë nga kreu i qeverisë.

Në një prononcim të dhënë për Fax News, qytetari në fjalë shprehet se Rama po sillet edhe më keq se Enver Hoxha, dhe po i trajton shqiptarët si skll evër pa të drejta.

Ai thotë më tej se virusi është kot, dhe se ne shqiptarët kemi kaluar edhe sëmundje më të vështira dhe ia kemi dalë.

“I gëzuar është djali që po del ça të bëjmë, me atë Edi Ramën legen që kemi në qeveri, as Enver Hoxha nuk i ka mbyllur qytetarët kështu. Edi Rama është burri më legen, çfarë është ai, skllavapronar.

Çdo ditë do ti nxjerr fëmijët, nuk i gjen gjë, është virus koti, ne çfarë nuk kemi kaluar dhe s’na ka gjetur gjë”, shprehet qytetari.