Këto janë shtetet e para evropiane që lehtësojnë masat

Disa vende evropiane kanë filluar të lëshojnë pe dhe të lehtësojnë masat për shkak të koronavirusit.

Koronavirusi po përhapet në vendet evropiane, megjithatë, disa vende po mendojnë të lehtësojnë masat.

Kjo për shkak se në disa shtete është arritur piku, kurse një faktor tjetër, është edhe për shkak të ekonomisë, ku pasojat janë të mëdha.

Austria planifikon të lehtësojë bllokimin e saj javën e ardhshme, përkatësisht më 14 prill.

Austria të jetë shteti i parë i kontinentit që rihap dyqanet dhe restorantet e tij të mbyllura.

Danimarka do të hapë shkollat dhe qendra e kujdesit ditor më 15 prill, duke i dhënë fund ndaljes tre-javore të vendit.

Më 9 prill, Republika Çeke pezulloi një numër të masave të saj si distanca sociale dhe planifikon të rihap fluturimet më 14 prill, duke lejuar qytetarët të largohen dhe të huajt të hyjnë.

Edhe Italia e Spanja, ndër vendet më të goditura pritet që të lehtësojnë masat.

Suedia është një nga shtetet e pakta në Evropë, që nuk ka ndërmarrë masa rigoroze për shkak të koronavirusit.