Shteti i parë që i lejon banorët të udhëtojnë për pushimet verore në 2020

Autoritetet zvicerane kanë thënë që banorët do të lejohen të shkojnë me pushime në vitin 2020.

Karin Keller-Sutter, Shefi i Departamentit të Drejtësisë Zvicerane, tha që qeveria nuk do t’i ndalojë banorët e Zvicrës të largohen gjatë verës së vtit 2020 dhe po ashtu nuk do të ndalohen që ata të kthehen, shkruajn mediat zvicerane.

Sidoqoftë, ajo tregoi se kushdo që synon ta bëjë këtë mund të hasë vështirësi vetëm në kufijtë e shteteve të tjera, pasi që shumë vende fqinje janë të vendosura t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Zviceranët mund të largohen dhe të kthehen – por duhet të kontrollojnë me vendet e destinacionit.

Keller-Sutter tha se ndërsa zviceranëve u lejohej të linin vendin, ata duhej të ishin të kujdesshëm në lidhje me situatën në çdo vend destinacioni – madje edhe ato që ndanin një kufi me Zvicrën.

“Shumë tashmë po mendojnë për pushimet verore. Njerëzit mund të largohen nga Zvicra ashtu siç dëshirojnë dhe më pas të hyjnë përsëri.”

Po ashtu, Keller-Sutter tha se zviceranët mund të pushojnë edhe në Zvicër.

“E mira është: Pushimet në Zvicër janë të mundshme në çdo kohë. Ne dëshirojmë t’i bëjmë thirrje popullatës që të kalojë pushimet e tyre në Zvicër.

“Kjo gjithashtu na ndihmon të stimulojmë përsëri ekonominë.”