Si në ditë normaliteti, shikojeni çfarë është duke ndodhur në Tiranë

Ditën e sotme në Shqipëri janë hapur baret dhe restorantet, pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë.

Ndërkohë në Tiranë kafenetë janë mbushur që në mëngjes.

LSA ka shkrepur disa foto se si u duke sot jeta në kryeqytet. Në këtë foto duke gjimnazistët maturantë që futen në shkolla, njerëz që shijnë kafenë apo ushqimin e tyre.

Ndërkohë në faqen e e-albania ndodhet protokolli i sigurisë anti-kovid. Protokolli përmban masa strikte për klientët, punonjësit, shpërndarësit dhe furnizuesit.

Sipas protokollit, personeli që ka kontakte shumë të shkurta me klientët, ndërkohë që është e ndaluar rreptësisht të prekë hundën, gojën apo sytë pasi ka prekur sendeve apo para të klientëve, transmeton Tch.

Përgjegjësi duhet të verifikojë simptomat e të gjithë punonjësve, si dhe duhet të ndalojë të gjithë personat me temperaturë mbi 37.5 të futen në ambientet e lokalit.

Po ashtu, çdo punonjës duhet të bëjë vetë vlerësimin e shenjave të sëmundjes kovid si dhe duhet të tregojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar.