Si t’i instalojmë mendimet pozitive nga fuqia e zërit të brendshëm (Video)

Njerëzit e kanë fuqinë e zërit të brendshëm pozitiv dhe duhet ta shfrytëzojë atë.

Me të drejtë thuhet se mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës, aq sa edhe Sue Hadfieldn, një autor i njohur i mendimit pozitiv thotë se: “Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë”, transmeton albinfo.ch.

Ne jemi produkt i mendimeve tona, ndaj duhet të mendohet pozitivisht që ditët tona të jenë më pozitive në gjithë përmbajtjen e tyre.

Mendimet pozitive vijnë nga fuqia e zërit të brendshëm pozitiv, kështu thotë Shpresa Rupar, shqiptarja e vetmja trajnere ndërkombëtare e licencuar e Programimit Neuro-Linguistik për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ajo me njohuritë dhe profesionalizmin e saj mëson njerëzit si t’i instalojonë mendimet pozitive në kokën e tyre dhe si ta ndryshojnë mënyrën e të menduarit, duke i aplikuar disa metoda në jetën e tyre të përditshme.

Përgjithsisht në temat e saj trajtohet suksesi, lidershipi, vetëbesimi, optimizmi, instalimi i mendimit pozitiv në kokën tonë, pjekurinë e mendimit e karrierës, psikologjinë, suksesin etj.

Portrait of a pensive relaxed woman holding a coffee mug sitting on a sofa in the living room of a house interior

Sipas Shpresa Rupar, një nga hapat e parë drejt ndryshimit, shërimit apo rritjes së rezultateve është absolutisht vetëdijesimi dhe fuqia e zërit të brendshëm pozitiv.

Ajo tregon se çdo gjë fillon nga brenda, nga veprimi më i thjeshtë e deri tek arritjet më të mëdha që mund t’i ndodhin një njeri, nga mendimi pozitiv.