Simptomat e koronavirusit, kur duhet të shkojmë tek doktori

‘The Guardian’ ka përcjellë një lajm të detajuar mbi koronavirusin, çfarë është Covid-19, si nisi dhe cilat janë simptomat. Në kushtet kur tashmë virusi ka mbërritur në Shqipëri.

Çfarë është Covid-19 a nisi sëmundja në Wuhan (Kinë)?

Sëmundja shkaktohet nga një ‘pjesëtar’ i familjes së koronavirusit, me të cilin njerëzimi nuk është përballur asnjëherë. Si të gjitha llojët e koronavirusit, edhe Covid-19 vjen nga kafshët.

Cilat janë simptomat që shkakton koronavirusi?

Virusi mund të shkaktojë pneumoni. Ata që janë raportuar të sëmurë vuajnë nga kollitja, temperatura e lartë dhe vështirësia në frymëmarrje. Në raste të rënduara, mund të ketë dhe dështim të funksionimit të organeve të trupit.

Antibiotikët nuk funksionojnë në kushtet kur koronavirus është një sëmundje virale. Barnat antiviralë që kemi në dispozicion ndaj gripit të zakonshëm gjithashtu nuk funksionojnë.

Përmirësimi apo shërimi varet nga forca e sistemit imunitar të indiviid. Shumë nga ata persona që kanë vdekur nga sëmundja kanë patur shëndet të lig.

A duhet të lajmëroj doktorin nëse kam kollë?
Këshilla mjekësore është që, nëse ka udhëtuar së fundmi në zonat të prekura, atëherë ti duhet:

Së pari të qëndrosh në banesë dhe të shmangësh kontaktet me të tjerë persona, njëlloj siç bëhet kur keni grip

Së dyti, telefononi emergjencën për t’u informuar mbi të tjera detaje

A po transmetohet virusi nga një person në tjetrin?
Komisionit kombëtar i shëndetit në Kinë ka konfirmuar se sëmundja transmetohet nga njeriu tek njeriu që në janar.

Sa njerëz janë infektuar?

Nga të dhënat e deritanishme, më shumë se 110 mijë njerëz janë infektuar në të paktën 80 shtete, sipas statistikave të Johns Hopkins University Center for Systems Science and Engineering.

Globalisht ka më shumë se 3800 të v’dekur dhe shumica dërrmuese, mbi 3 mijë të tilla, kanë ndodhur në Kinë. 62 mijë vetë kanë mundur të shërohen nga sëmundja e koronavirusit.

Pse kjo sëmundje është më e rëndë se gripi i zakonshëm dhe sa të shqetësuar janë ekspertët?

Akoma nuk dihet sa i rrezikshëm është COVID-19. Gripi sezonal ka në tërësi një përqindje vdekje poshtë 1% dhe mendohet se shkakton 400 mijë v’dekje në vit në të gjithë globin. Sars ndërkohë kishte një përqindje v’dekje prej më shumë se 10%.