Sipas shkencëtarëve, ky është trajtimi i vetëm për koronavirus

Shkencëtarët në mbarë botën janë duke punuar intensivisht për të zbuluar një vaksinë kundër koronavirusit. Sidoqoftë, derisa një gjë e tillë të arrihet, hulumtuesit e Harvardit i kanë dhënë disa këshilla për t’u përballur më lehtë me koronavirusin.

Kështu, shkencëtarët e universitetit të njohur amerikan këshillojnë që, ndonëse nuk keni nevojë të qëndroni vazhdimisht në shtrat, duhet të siguroheni që të keni kohë të konsiderueshme për pushim.

Përpos pushimit, duhet të përkujdeseni që trupin ta mbani vazhdimisht të hidratuar. Këtë mund ta bëni përmes konsumimit të ujit, çajit dhe lëngjëve të ndryshme.

Sipas shkencëtarëve, mund të përdorni edhe ilaçe të caktuara për t’i lehtësuar dhimbjet. Këtu përfshihen ilaçet acetaminofen, ibuprofen dhe naproksen. Para përdorimit, duhet t’i lexoni me kujdes udhëzimet.

Sa i përket ilaçit acetaminofen, sasia e përgjithshme ditore e të gjitha produkteve që e përmbajnë këtë substancë nuk duhet të jetë më e madhe se 3 mijë miligramë.