S’ka ku gjen ilaçet për gruan e sëmurë, burri rrëqeth: Është gjynah nga Zoti!

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Por teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Ndërsa historia e Marie Draçit është akoma dhe më e trishtë se kaq. Ajo ka 18 vite që vuan nga sëmundja e parkinsonit.

Këto ditë gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar më tej, pasi nuk ka marrë ilaçet që i duhen.

Burri i saj tregon se medikamentin ‘Mirapexin’, që i duhet gruas së tij për të jetuar e merrte në Greqi, por pas mbylles së kufinjëve ai nuk ka se ku ta gjej.

Gruaja e tij ka dhjetë ditë që nuk e ka marrë këtë ilaç. Burri i saj më tej ka thënë për ‘ora news’:

Të lësh një paraplegjik pa ilaçe është gjynah nga zoti. Shteti e ka për detyrë.

Se për derisa ai më bllokon mua brenda, nuk kam mundësi ku ta marrë atë ilaç. Ai është ilaç jetësor për atë. Unë dua që shteti urgjent të më sjellë ilaçe.

Burri i Marie Draçit kërkon t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt për këtë situatë, pasi jeta e gruas së tij rrezikohet në çdo moment nëse nuk merr ilaçet.