S’kanë të ndalur lajmet e këqija për sportin ndërkombëtar

Pas pezullimit të aktiviteve sportive në Itali deri me 3 Prill e disa takimeve tjera pa tifozë në La Liga e Ligë të Kampionëve, kjo e fundit po shqyrton mundësinë e pezullimit të komplet edicionit pas fazës së 1/8-ës.

Në Angli ndërkaq flitet se kampionati mund të ndalet pas 19 Marsit, derisa mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa të njejta.

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të kthimit të fazës së parë të eliminimit direkt, kurse ajo në “Mestalla” mes Valencias e Atalantas do të luhet pa tifozë.

Kujtojmë qe koronavirusi po shkakton viktima të shumta në Itali, tashmë është përhapur edhe në Evropë.