Skuadra nga Premier liga rrezikon të shuhet

Dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus dhe ‘pauza e botës’ pritet të jenë të mëdha, e për disa edhe të pariparueshme.

Tashmë në Premierligë numërohet skuadra e parë e rrezikuar seriozisht nga dëmet ekonomike të këtij virusi, dhe ajo është Burnley.

Burnley mund të shuhet duke mbetur pa para hiq më larg se në muajin gusht, nëse kjo situatë vazhdon, ka thënë presidenti i klubit.“Shqetësimi është nëse nuk e përfundojmë sezonin dhe akoma nuk ka ide të qarta për rifillim të këtij sezoni.

Ne si klub do të mbesim pa para në muajin gusht. Ky është një fakt. Nuk flas dot për klubet tjera, nuk i di kushtet financiare të tyre, por mund të flas për ne.

Për këtë arsye jemi të vendosur të përfundojmë sezonin, kur të jenë kushtet”, ka thënë tutje presidenti i Burnley.

Deri më tani, në futbollin evropian si ‘viktimë ekonomike’ është shënuar Zilina nga Sllovakia.