Skuadra shqiptare fillon stërvitjet, policia i nxjerr nga stadiumi

Situata me koronavirus, ka bërë që të ndalen të gjitha aktivitet sportive, e po ashtu edhe në Shqipëri.

Megjithatë këtë rregull nuk e ka zbatuar klubi i Tiranës.

Këta të fundit prej bënin stërvitje këto ditë në stadiumin “Selman Stërmasi” sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ditën e sotme policia ka vendosur të ndërhyjë dhe t’i largojë ata nga fusha, duke u komunikuar se kjo është e ndaluar rreptësisht në këtë kohë, kur i gjithë vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Është e ndaluar që të qëndrojnë bashkë një grup prej 2 personash, jo më një skuadër futbolli dhe për këtë arsye tashmë pritet të përballet me sanksione.