Sonte ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Milot Rashicën

Sot luhet ndeshja e dytë e Play Off-it në Bundesligën gjermane.

Werder Bremeni i Milot Rashicës do të luajë në udhëtim ndeshjen e dytë të Play Off-it, ndaj Heidenheim, takim ky që do të përcaktojë ekipin që do të luaj në Bundesligë sezonin e ardhshëm.

Në takimin e parë, Bremenin barazoi pa gola në “Weser Stadium” ndaj çdo fitore ama barazim me gola do të ishte pozitiv për ekipin e Florian Kohfeldt.

Werderi përfundoi në vendin e 16-të në Bundesligë ndërkohë Heidenheim doli në vendin e tretë në Bundesliga 2. Ky takim nis në ora 20:30.

Emri i Milot Rashicës është lakuar shumë me një largim të mundshëm nga Bremeni dhe kjo shumë lehtë mund të jetë ndeshja e fundit që e luan për Werder Bremenin.