Sot fillon edicioni i ri i Premier Ligës, këto ndeshje do të luhen

Sot nga ora 13:30 fillon edicioni i ri i Premier Ligës. Fulham dhe Arsenal zbarkojnë në “Craven Cottage”, me të vetmin synim, nisjen mbarë të sezonit në ishull.

Përveç këtij dueli, në program janë edhe tri takime të tjera, derisa ia vlen të ceket se dy janë shtyer për më vonë, shkaku i koronavirusit.

Kampioni aktual, Liverpooli, rikthehet në “fushën e blertë” nga ora 18:30, aty ku do të luajë përballë skuadrës së rikthyer, Leeds, që udhëhiqet nga Marcelo Bielsa.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Premier Ligë.