Sportistët me të paguar në botë, në 12 muajt e fundit

Tenisti i mirënjohur zviceran Roger Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020.

Sipas magazinë “Forbes”, në 12 muajt e fundit, tenisti zviceran ka përfituar 106.3 milion dollarë, prej të cilava 100 mln dollarë janë siguruar nga sponsorët.

Në këtë mënyrë Federer bëhet edhe tenisti i parë që është shpallur sportisti më i pagur në listën vjetore të magazinës “Forbes”.

Në vendin e dytë është Cristiano Ronaldo me 105 mln dollarë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi me 104 mln dollarë.

Neymar mban pozitën e 4-të me të ardhura vjetore prej 95,5 mln dollarë, ndërsa ylli i Los Angelos Lakers, Lebron James, rreshtohet në vendin e 5-të, me të ardhura vjetore prej 88.2 mln dollarë.