Stipe Miocic e ka mposhtur Daniel Cormierin me vendim unanim të gjyqtarëve (VIDEO)

Stipe Miocic e ka mposhtur Daniel Cormierin me vendim unanim të gjyqtarëve në trilogjinë e tyre të shumëpritur për titullin e botës në kategorinë e rëndë në UFC, duke u konfirmuar si luftëtari më i mirë në historinë e këtij sporti.

Cormier e konfirmoi pensionimin pas këtij meçi të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Në takimin e parë mes vete në korrik të vitit 2018, Cormier e kishte tronditur Miocicin duke e rrahur qysh në rundin e parë, duke u shpallur kampion për herë të parë në kategorinë e rëndë.

Por Moicic e kishte bërë një paraqitje të shkëlqyer në rimeçin mes tyre në gusht të vitit të kaluar duke e rikthyer titullin e botës.

Dhe tani, ata janë përleshur edhe një herë për herë të fundit, në stadiumin UFC Apex në Las Vegas, pa praninë e tifozëve.

Miocic, 37-vjeçar, doli fitues me pikë, 49-46, 49-46 dhe 48-47, sipas vlerësimit të tre gjyqtarëve.