Studimi amerikan: Sa ditë duhet të rrimë në shtëpi që të vëmë nën kontroll koronavirusin

Popullsitë mund të duhet të durojnë bllokime ose urdhra të qëndrimit në shtëpi për më shumë se gjashtë javë para se pandemia e koronavirusit të mund të vihet nën kontroll në zonën e tyre, thanë studiuesit në Shtetet e Bashkuara.

“Në mungesë të një vaksine, kurimi, ose testimi masiv dhe karantine, bllokimet dhe urdhrat për të qëndruar në shtëpi do të duhet të zgjasin me muaj,” shkruajnë ata.

Ata thanë që studimi i tyre mbështeste kufizime agresive, pavarësisht nëse ishin bllokimet e rrepta të Italisë dhe Kalifornisë, testimin dhe karantinën masive në Korenë e Jugut dhe Singapor, ose kombinimin e të dyjave në Kinë.

Ata thanë që SH.B.A. u përball me një sfidë unike sepse vetëm gjysma e shteteve të vendit kishin adoptuar ndërhyrje agresive dhe e kishin bërë këtë në periudha të ndryshme.

Në fillim të muajit të kaluar, kur SH.B.A. raportoi rreth 1.000 raste të koronavirusit dhe dhjetëra v’dekjeve, zyrtarët amerikanë thanë që rreziku i infeksionit për publikun amerikan ishte i ulët.

Numrat janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë dy javëve të kaluara, me vendin që raportoi 213.372 raste deri të enjten.

Britania e ktheu strategjinë e saj fillestare të “imunitetit të tufës” për të përballuar koronavirusin dhe futi masa sociale distancuese, duke ndaluar tubime të mëdha dhe duke mbyllur shkollat, baret, restorantet, palestrat dhe kinematë.