Luis Suarez ndërpret kontratën me Barçën, nënshkruan marrëveshje me rivalët

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona me parametra zero.

Sipas RAC1 këtë të hënë në mëngjes, është arritur një marrëveshje për përfundimin e kontratës së sulmuesit uruguaian, i cili heq dorë nga një pjesë e vitit të tij të mbetur të kontratës për të qenë në gjendje të lirë.

Suárez do ta mbyllë aventurën e tij në Barcelonë këtë javë dhe e ardhmja e tij duket të jetë në LaLiga, konkretisht në Atlético Madrid.

Ai ka arritur një marrëveshje personale me klubin, edhe pse gjithmonë i lidhur me dy kërkesa.

Për të liruar vendin e një sulmuesi në Atletico, Alvaro Morata do të huazohet për një vit te skuadra e Juventusit.