Suedezët refuzojnë të izolohen, kjo është strategjia për t’u mbrojtur

People run and walk in Nacka, outskirts Stockholm, Sweden, Wednesday, April 8, 2020. Swedish authorities have advised the public to practice social distancing because of the coronavirus pandemic, but still allow a large amount of personal freedom, unlike most other European countries. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death.(AP Photo/Andres Kudacki)

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Suedia ka një tjetër qëndrim.

Restorantet dhe baret janë të hapura në vendin, po ashtu edhe fushat sportive dhe shkollat.

Qasja e këtij shteti ka hasur në diskutime edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Presidenti Donald Trump nuk ka nguruar që të bëjë kritika të hapura.

Por ndërsa të gjithë e shohin me skepticizëm këtë reagim, qeveria suedeze është e bindur që politika e saj mund të funksionojë.

Ministri i Jashtëm Ann Linde i tha të mërkurën televizionit suedez se Trump ishte “faktikisht i gabuar” për të sugjeruar se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të turmës”, një mënyrë kjo që popullsia të fitojë imunitet nga ky virus, raporton CNN.

Strategjia e Suedisë qëndron në përgjegjësinë personale, pra secili të kujdeset vetë dhe të mbrohet në mënyrë personale.

Që nga 9 Prilli, Suedia ka konfirmuar 9114 raste të infektuar dhe 793 v’dekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.