Suedi: Karantinimi i pabazuar në fakte shkencore, koronavirusi i njejtë me gripin

Epidemiologu suedez: Karantinimi i pabazuar në fakte shkencore, koronavirusi i njejtë me gripin.

Në Suedi deri më sot janë regjistruar 14,77 persona të infektuar me virus, dhe të paktën 1,580 të tjerë kanë humbur jetën.

Megjithatë, Suedia është ndoshta shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka ndërmarrë masa kufizuese për të ndaluar përhapjen e virusit.

Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe.

“Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore.

Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se koronavirus është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip”, ka thënë profesori në Universitetin Karolinska në Stokholm.

Historia e ka dëshmuar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundje.

Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojnë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e koronavirusit, dhe se përqindja e v’dekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, përfundoi Gjesek.