Supergoli i Benjamin Kolollit sot për Zurich (Video)

Skuadra e Benjamin Kolollit, Zurich sot zhvilloi një ndeshje miqësore kundër rivalit tjetër zvicëran, Arau.

Kosovari me shokët e tij triumfuan me rezultat 5-1, derisa vetë Kololli e hapi llogarinë e golave të ndeshjes në minutën e 40-të.

Nga një kënd i vështirë, Kololli gjuajti një goditje dënimi që përfundoi në rrjetë.