Superliga e Kosovës pritet të filloj me këtë datë

Futbolli në Kosovë pritet të rikthehet në fillim të muajit të ardhshëm.

5 qershori është data kur skuadrat e Ipko Superligës do të zbresin në fushën e gjelbër për të vazhduar betejën në garën për titull dhe për mbijetesë.

Futbolli në Kosovë është ndëprerë më 13 mars si në pothuajse gjithë globin pas përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, tashmë ka filluar zbatimi i masave lehtësuese nga autoritetet shtetërore kudo.

Kampionati nuk mund të nisë para fazës së tretë të masave lehtësuese që nisin të zbatohen më 1 qershor, mirëpo në bazë të kërkesës dhe masave që ka ndërmarrë federata për stërvitje dhe për ndeshje ka gjasa reale që 12 ekipeve të Ipko Superligës t’u jepet leja për stërvitje nga java e ardhshme, ngase edhe kërkesa e federatës ishte që klubeve t’u jepet kohë për t’u përgatitur mjaftueshëm para rinisjes së garave.

Në parim palët janë pajtuar që kampionati të vazhdojë nga 5 qershori, datë e cila përputhet edhe me fazat lehtësuese të parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.