Tenton te hidhet nga dhoma: Nuk kam cfare humbas, nuk kam me cfare te paguaj

Pamundësia për të paguar akomodimin në hotel ka ngritur në revoltë emigrantët e karantinuar në një hotel në Korçë.

Një prej shtetasve të izoluar prej disa ditësh në një nga hotelet në qytetin e Korçës ka shpërthyer në revoltë ku ka cituar se: “ Nuk kam çfarë humbas, do të hidhem sepse nuk kam me çfarë të paguaj”.

Qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë pranë kan nderhyre për ta qetësuar, pasi nuk mund te lejonin te ndodhte diçka e tillë.

Situata vazhdon të jetë po njesoj për këta shtetas të cilet kanë ditë të tëra që një zëri kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar për të kaluar këtë situatë të vështire të krijuar nga virusi.