Tevez me këtë supergol ia fiton titullin Boca Juniorsit (Video)

Carlos Tevez i ka ndihmuar Boca Juniorsi ta fitojë titullin në Primera Division në Argjentinë, duke e shënuar golin e triumfit drithërues 1:0 ndaj Gimnasia y Esgrima La Plata të shtunën në mbrëmje.

Goli i Tevezit nga 18 metra në minutën e 72-të në La Bombonera ia siguroi Bocas fitoren e ngushtë ndaj GImnasias së Diego Maradonas, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Boca e mbyll sezonin në vendin e parë në renditjen tabelore, me vetëm një pikë më shumë se River Plate, klubi rival i cili u ndal me barazim 1:1 nga Atletico Tucuman.

Ky është titulli numër 34 për Bocan, vetëm dy më pak se rekordi prej 36 titujsh që mbahet nga River Plate.