Thomas Muller: Lewandowski do t’ia tregojë vendin Lionel Messit të premten

Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munich, mendon se është koha që Robert Lewandowski të bëjë diferencën dhe t’ia tregojë vendin Lionel Messit.

Bayern Munich dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League.

Do të jetë një finale e parakohshme ku do të përballen dy sulmues të mëdhenj si Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

“Kush është më mirë tani? Do ta shikojmë të premten. Lewandowski do të duhet t’i japë përgjigje kësaj pyetje dhe të tregojë se është më i mirë”, ka thënë Muller pas ndeshjes me Chelsea-n.

“Edhe Messi ka luajtur mirë kundër Napolit. Por unë dhe Lewandowski duhet t’i përgjigjemi kësaj pyetje dhe shpresoj që të jetë në favor të Robertit”.

“Barcelona? Nuk kanë fituar kampionatin, është e vërtetë, dhe ndoshta nuk janë në maksimumin e formës, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje me eliminim direkt”.

Fituesi i përballjes Barcelona vs Bayern do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e përballjen Manchester City vs Lyon.