Tifozët gjejnë fotografi të dy ish-futbollistëve që i ngjasojnë Messit e Ronaldos (Fotot)

Në rrjete sociale u gjetën fotografi të dy ish-futbollistëve , të cilët u ngjasojnë në pamje Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi po krahasohet me një ish-futbollist të Athletic Bilbaos, Javier Clemente, fotografia e të cilit u bë në vitin 1969. Ai më vonë kishte qenë edhe trajner i Athleticos, ndërsa i kishte fituar dy tituj të La Ligës gjatë karrierës.

Ndërsa Ronaldo po krahasohet me ish-futbollistin Dragoslav Sekularac, i cili i kishte shënuar mbi 100 gola për Crvena Zvezdan, ndërsa kishte luajtur edhe në Gjermani, Francë, SHBA dhe Kanada.