Tifozët: Messi duhej të ishte ndëshkuar me të kuq këtu (VIDEO)

Një numër i tifozëve të futbollit në rrjete sociale besojnë se Lionel Messi i Barcelonës i shpëtoi padrejtësisht një kartoni të kuq, pas një ndërhyrjeje në Yeray Alvarezin gjatë ndeshjes të së martës në La Liga.

Fitorja e Barcelonës me rezultat 1:0 kundër Athletic Bilbaos nuk kaloi pa incidente kontroverse, në njërin prej të cilëve u përfshi edhe Lionel Messi. Argjentinasi arriti t’i shpëtojë ndëshkimit me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje në Yeray Alvarez gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Kur rezultati i ndeshjes ishte ende i barabartë, Messi e bëri me vonesë një ndërhyrje në Yerayn dhe ia shkeli kyçin e këmbës, duke e lënë kështu mbrojtësin të shtrirë në fushë.

Gjyqtari Gil Manzano vendosi të mos e ndëshkojë argjentinasin, i cili vetëm tre minuta më vonë arriti ta asistojë golin e Ivan Rakiticin, që edhe ia fitoi ndeshjen Barcelonës.

“Nuk ishte një ndërhyrje e këndshme nga Messi – shkoi me vonesë te Yeray dhe e shkeli në kyç të këmbës. Lehtë mund të kishte qenë i kuq, por rezulton të mos ketë qenë as për të verdhë…”, shkroi Dermot Corrigan.

“Le t’i shoh edhe njëherë tifozët e paturp të Barcelonës duke folur për hile këtu. Pse s’u ndëshkua Messi me të kuq pasi ia shkeli kyçin Yerayt? Lexojini rregullat e futbollit para se të komentoni budallallëqe”, shkroi Kheddy.