Tifozët nuk respektuan distancën, arbitri ndërpret ndeshjen

Finalja e Kupës së Danimarkës mes Sonderjyske dhe Alborg është ndërprerë për 15 minuta, sepse tifozët miq nuk respektuan rregullat e distancës sociale që janë në fuqi brenda stadiumit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët e klubit të Aalborg patën problem të bindnin tifozët e tyre për t’u kthyer në vendet e tyre me distancim, pasi ata nuk pranonin dhe kjo situatë solli kaos në stadium.

Në fund u vendos që ata të largoheshin përfundimisht nga stadiumi dhe rreth 50 prej tyre janë futur në autobus duke i rikthyer në shtëpi. Ndeshja e ndërprerë filloi pas 15 minutave, dhe Sonderjyske fitoi 2-0.