Tifozët zgjedhin 20 mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave

Tifozët e futbollit kanë renditur 20 mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është legjenda italiane Paolo Maldini që ka dal i pari i kësaj liste.

Ylli i Milanit kaloi 25 vjet mahnitëse në San Siro, duke fituar shtatë tituj të Serie A dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Italiani dominon në renditje duke fituar më shumë se 3000 se ndjekësi më i afërt, ish-bashkëlojtari i tij, Franco Baresi.

Ai ka luajtur 902 ndeshje për Milanin në karrierën e tij, si dhe 126 herë për Italinë, që do të thotë se ai është përcaktimi i vërtetë i qëndrueshmërisë.

‘Il Capitano’ mësoi një gjeneratë të tërë se mbrojtja mund të ishte po aq vendimtare sa sulmi, po të ishe një nga më të mirët.

Maldini dhe Baresi ishin pjesë e skuadrës së famshme të Milanit që shkoi 58 ndeshje të pamposhtur nga 1991 në 1993.

Dyshja luajtën së bashku 196 herë dhe pranuan vetëm 23 gola; kjo i bie një gol në çdo 8.5 ndeshje.

Më poshtë keni listën e faqes së specializuar Ranker:

20.Aldair

19.Sergio Ramos

18.Manfred Kaltz

17.Lucio

16.Lilian Thuram

15.Mauro Tassotti

14.Fulvio Collovati

13.Gerard Pique

12.Alesandro Costacurta

11.Ruud Krol

10.Alessandro Nesta

9.Daniel Passarella

8.Cesare Maldini

7.Giacinto Facchetti

6.Frank Rijkaard

5.Bobby Moore

4.Cafu

3.Franz Beckenbauer

2.Franco Baresi

1.Paolo Maldini