Tifozët zgjedhin formacionin e sezonit 2019/20 në Ligën Premier

Sezoni më i gjatë në Ligën Premier është vetëm një ndeshje që të përfundojë me Liverpoolin që tashmë është shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh.

Manchester City përfundoi në këtë edicion në vendin e dytë, derisa Manchester United, Chelsea dhe Leicester City që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Watford, Aston Villa dhe Bournemouth janë duke luftuar për t’i shpëtuar rënies në Championship.

Por, ende ka kohë që të përcaktohet lojtari dhe formacioni më i mirë nga Liga Premier, me tifozët që tashmë kanë përcaktuar më të mirët e tyre:

Formacioni i përzgjedhur nga tifozët: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Soyuncu, Robertson, Henderson, De Bruyne, Fernandes, Salah, Mane dhe Martial.