Tifozi i Liverpoolit: Penalltia nuk ekzistoi, nuk e merituam fitoren

Liverpool arriti të fitonte 4-3 ndaj Leeds United në Anfield Road pas dy penaltive të fituara në të mirë të saj, dhe dy golave të anuluara për ekipin e Bielsas. 

Leeds u kthye në Premier Ligë pas 16 vitesh mungesë shkaku i problemeve të tmerrshme financiare dhe keqmenaxhimit të vazhdueshëm.

Por, ekipi i Marcelo Bielsas që prioritet e ka mbetjen në ligë – shfaqi ndeshje spektakulare duke e tronditur mbrojtjen më të fortë në Evropë.

Ekipi i Bielsas shënoi plot pesë herë gjatë kësaj ndeshjeje, me dy prej tyre që u anuluan. Po ashtu, ky ekip kishte edhe raste të tjera shënimi.

Për më keq, kundër këtij ekipi u akorduan dy penallti shumë të lehta, një prej të cilave madje skandaloze. Por, një tifoz i Liverpoolit ka pasur kurajën për ta pranuar se penalltia e parë nuk do të duhej të akordohej.

Ja çka shkruan ky tifoz i Të Kuqve me emrin Bev More:

Jam tifoz i Liverpoolit.

Së pari, a mund të them se sa jashtëzakonshëm luajti Leedsi dje. Ju absolutisht nuk e merituat të ktheheshit pa asnjë pikë pas asaj performance, do të duhej të ishte barazim.

E di se ju nuk e pëlqeni Liverpoolin dhe unë nuk kam të drejtë që ta mbrojë ekipin tim në një grup të Leedsit dhe kur shoh postime që na masakrojnë me sharje normalisht veç i kaloj, sidoqoftë, më hidhet të komentojë kur shoh njerëz që na thërrasin “LiVARpool” (shkaku i fitores me VAR).

Nëse e shkruani në google për statistikat e VAR-it do të çuditeni se sa shumë vendime shkojnë kundër nesh. Penalltia jonë e parë dje nuk duhej të na jepej, ishte palidhje, por mos e fajësoni ekipin tonë, ishte referi i dobët që nuk i di rregullat!

Ju dëshiroj shumë fat për pjesën e mbetur të sezonit. Është shumë mirë që jeni kthyer!