Trajneri e godet me shuplakë lojtarin e vet, përjashtohet me karton të kuq

Por një konfrontim në Serie D – nivelin e katërt të futbollit italian – mes Grosseto dhe Monterosi të dielën, ishte padyshim i pazakontë.

Trajneri i Grosseto Lamberto Magrini u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi shpullë njërin prej futbollistëve të vet në stol.

Grosseto po fitonte 1:0 në kohën kur trajneri Magrini vendosi ta kryejë një zëvendësim 16 minuta para fundit.

Ai e zëvendësoi mesfushorin Riccardo Cretella me Mattia Ravanellin. Cretella reagoi me zemërim duke u largua nga fusha.

Kjo s’i pëlqeu trajnerit të tij siç duket, i cili i kërceu Cretellas mbi shpinë dhe më pas e goditi shpullë, duke i habitur lojtarët e tjerë në bankën e rezervistëve.

Gjyqtari e përjashtoi atë direkt me karton të kuq dhe i kërkoi të largohej nga fusha.