Trajneri ‘nokauton’ gjyqtarin e katërt, i vihet pas kryesorit (VIDEO)

Futbolli në Somali është në mesin e pak vendeve që po zhvillohet me praninë e tifozëve në tribuna, dhe atje ka së fundi ka ndodhur diçka e papritur.

Trajneri i një skuadre në minutën e 75’ të ndeshjes, kur rezultati ishte 2:2, ndërpreu atë dhe filloi të godiste gjyqtarët, pas kartonit të kuq.

Në media raportohet se gjithçka ndodhi pas disa protestave të trajnerit, i cili fillimisht goditi gjyqtarin e katërt siç shihet edhe në video, dhe menjëherë shkoi i nervozuar pas gjyqtarit kryesor, të cilin po ashtu dëshironte ta godiste.

Fatmirësisht, lojtarët në fushë arritën të menaxhojnë situatën, dhe ndaluan trajnerin, për të ndalur sulmet drejt gjyqtarët.