Tyson Fury: Do t’i zhvillojë edhe dy meçe pastaj do të tërhiqem nga boksi

Tyson Fury ka konfirmuar se do të tërhiqet nga boksi  pas meçit me Wilderin dhe Anthony Joshuan.

Ai ka paralajmëruar se do t’i zhvillojë edhe dy meçe pastaj do të tërhiqet nga boksi, kjo pasi edhe gruaja e tij ka kërkuar nga ai që ta lë boksin pasi të dy e dinë për rreziqet.

Dhe për meçin kundër Wilderit, Fury nuk kishte dyshim se ai përsëri do të jetë triumfues: “Unë e rraha herën e parë dhe e rraha edhe  herën e dytë dhe me siguri do ta rrahë herën e tretë,” tha ai.

“Ai është një kundërshtar shumë i denjë. Ai është një kundërshtar shumë i rrezikshëm”.

31-vjeçari mposhti Deontay Wilder, për t’u bërë kampion WBC në peshën e rëndë të boksit.