Tyson Fury rrezikon përjashtimin e përjetshëm nga boksi, kjo është arsyeja

Lajmi se Tyson Fury mund të përjashtohet nga boksi dhe t’i humbasë titujt po bën nam në mediet britanike.

Kjo pasi Fury po akuzohet për mashtrim dhe rryshfet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015.

Boksieri i kishte premtuar se do ta shpërblente me 25 mijë stërlina një fermer i cili duhet të gënjente, për një test d’roge në vitin 2015. Edhe pse fermeri e mbajti fjalën, ai nuk u pagua kurrë nga Tyson.

Në rast se akuzat e fermerit vërtetohen, boksieri rrezikon të humbasë të gjithë titujt e fituara. Ekziston edhe mundësia që ai të përjashtohet përjetësisht.

Por, Fury gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje në lidhje me rastin dhe pohon se ai kurrë nuk ka përdorur ndonjë substancë të paligjshme për të përmirësuar performancën e tij.