UEFA anulon edhe ndeshjen Tre Penne – Gjilani: Kjo është arsyeja

Një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “koronavirus” dhe zyrtarët e UEFA-s kanë marrë vendim për ta anuluar ndeshjen.

Lajmin e bën të ditur skuadra e Tre Penne në faqen e saj zyrtare në facebook.

Regjistrohet një rast pozitiv te kosovari i Gjilanit, për këtë arsye UEFA ka anuluar sfidën e planifikuar për sonte mes Tre Penne dhe Gjilanit.

Futbollisti tani është i izoluar në karantinë në hotelin ku po qëndron ekipi.

Ditëve të ardhshme do të vijojnë më shumë informacione në kalimin e turnit.

Për shkak të një rasti pozitiv të gjetur te skuadra e Gjilanit, ndeshja e sotme anulohet dhe informatat e mëtejshme do të jepen sa më parë.