UEFA cakton datën e fundit kur duhet të përfundoj Superliga e Kosovës

UEFA se bashku me 55 anëtaret e saja ka mbajtur video-konferencën e dytë, ku kanë diskutuar rreth mundësive për vazhdimin e kampionateve.

UEFA ka caktuar datën 20 korrik si datë të fundit për të përfunduar Superliga e Kosovës dhe kampionatet tjera.

Këtë e ka bëtë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila njoftoi për diskutimet e UEFA-s me federatat evropiane.

Madje FFK-ja shumë shpejtë pritet ti nisë përgatitjet për rifillimin e kampionatit.

Superliga nuk ka datë të saktë se kur mund të rinisë, por ajo çka dihet është se vazhdimi i saj varet nga virusi.